Vakanca e Vitore Tushes në Gjykatën Kushtetuese/ Ja dy emrat që kanë shprehur interes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vakanca e Vitore Tushes në Gjykatën Kushtetuese/ Ja dy emrat që kanë shprehur interes

Gjykata e Lartë ka njoftuar mbylljen e procedurës së aplikimit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

 

Për vendin vakant që është krijuar pas mbarimit të mandatit të Vitore Tushën, kanë shprehur interes dy kandidatura . Elsa Miha dhe Holta Zaçaj

 

Advertisement

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 28.10.2022 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

 

Pas përfundimit të afatit 30 ditor për pranimin e kërkesave, pranë Gjykatës së Lartë, nuk u paraqitën kërkesa të reja nga kandidatë, për plotësimin e kësaj vakance.

 

Advertisement

Ndërkohë kandidatët që kanë paraqitur interes më herët për këtë vend vakant, pas shpalljes së vakancës më datë 31.01.2022, vazhdojnë të jenë:

 

  1. Z. Elsa Miha

 

  1. Z. Holta Zaçaj; të cilat kanë rikonfirmuar se i qëndrojnë interesit të tyre për të vijuar kandidimin për vendin vakant, organ emërtese i të cilit është Gjykata e Lartë.

 

Advertisement

 

Dokumentacioni i paraqitur prej kandidateve, ndodhet pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve ligjore dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy