Vaksinë me detyrim për studentët/ Shqipëria shtrëngon masat në kufi, gjobë të majme kush s’mban maskë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinë me detyrim për studentët/ Shqipëria shtrëngon masat në kufi, gjobë të majme kush s’mban maskë

Vaksina do të jetë më detyrim për personelin shëndetësor, stafin akademik dhe studentët.

Ky është vendimi i fundit autoriteteve shëndetësore i marrë këtë të hënë, në një kohë kur qarkullimi i variantit Delta ka rritur nurmin e të infektuave ditët e fundit.

Ministrja Ogerta Manastirliu e argumenton këtë vendim me faktin se këto target grupe të riskuara janë në ndërveprim social me të tjerët.

 

Advertisement

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

 

“Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon.Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës”.

Advertisement

 

Edhe Shqipëria tashmë hyn në listën e vendeve që do të kërkojë pasaportë vaksinimi, test PCR apo dëshmi që e kanë kaluar covidin për të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin shqiptar.

 

MIRA RAKACOLLI

Advertisement

KOMITETI TEKNIK I EKSPERTEVE

 

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Advertisement

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

 

 

Ndërsa ora policore për lëvizjen e lirë të qytetarëve do të reduktohet me 60 minuta.

Advertisement

 

Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.

 

Këto vendime vijnë në një moment kur numri i të infektuarve aktivë është 9230 dhe spitali infektiv, e vetmja strukturë covid aktualisht po shkon drejt ezarimit të kapaciteteve në shtretër. Por niveli i vdekjeve konsiderohet i ulët krahasuar me vendet fqinj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy