
Duke iu referuar rastit të vdekjes së një 32-vjeçari, brenda ambienteve të Megatek, i cili u aksidentua për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë, mjekët tërheqin vëmendjen për rrezikun që u kanoset punonjësve të tjerë.
GERALD KOLA
SINDIKATA E PUNONJESVE TE SHENDETESISE
Advertisement
Sidomos në rastin e Megatek-ut që janë këto rastet e ndërtimit, puna në lartësi, sigurisht që dëmet janë shumë të mëdha kur shkaktohen aksidentet. Madje u kërcënohet edhe jeta punonjësve. Kështu që është e vërtet që ka një impakt të madh në shoqëri aksidenti në punë.
Vdekja e 32-vjeçarit nuk është rasti i parë në Megatek, me pasoja të rënda. Në korrik të vitit të kaluar, 2 të mitur u plagosën rëndë, pikërisht sepse kompania nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë.
Ekspertët u bëjnë thirrje organeve të hetimit, që në rastet e përsëritura të ketë penalitete më të rënda.
FATJON SOFTA
EKSPERT SIGURIE
Advertisement
Prokuroria patjetër që duhet ti ndjekë këto momente dhe këto momente duhet të ndiqen jo vetëm mbi bazën ligjore, por mbi bazën e një dokumentacioni, provën që ka ndodhur. Nëse ka përsëritje, patjetër që masa e përgjegjësisë dhe shkalla e penalitetit vjen dhe rëndohet.
Në lidhje me dy të miturit që ranë nga lartësia në Megatek, u ngritën dyshime se ngjarja kishte për qëllim që të fshihej, pasi dy të plagosurit fillimisht u dërguan në një spital privat. Edhe pse nuk ka prova, nëse ky rast u tentua të manipulohej, mjeku thotë se ka shumë raste që tentohen të mbahen të fshehta.
Advertisement
GERALD KOLA
SINDIKATA E PUNONJESVE TE SHENDETESISE
AdvertisementRealisht janë shumë dhe më shumë sesa deklarohen. Shumica nuk deklarohen sepse nuk janë të siguruar, ose në marrëveshje me punëdhënësin ose administratorin u thonë që mos të deklarojnë sepse do ju mbuloj unë, në spital dhe me raport.
Ndonëse kanë kaluar disa muaj nga plagosja e dy të miturve, Megatek i shtohet një tjetër rast me pasojë vdekjen. Ekspertët vërejnë se Prokuroria duhet të përshpejtojë hetimet, pasi dosjet po zënë njëra-tjetrën.
FATJON SOFTA
EKSPERT SIGURIE
Prokuroria duhet të përshpejtojë, sepse nëse dosjet do të zenë dosjet, atëherë ky pluhuri i harresës dhe mosekzekutimit të vendimeve sjell pastaj pasoja. Sa njerëz kanë humbur jetën, sa njerëz kanë mbetur sakat, pikërish pasoja të këtyre neglizhencave.
Aktualisht në Megatek vijojnë hetimet për aksidentin e pak ditëve më parë, ku humbi jetën Ledian Dervishi.
Janë të paktën tri institucione, që kanë zbarkuar pranë këtij hipermarketi si policia, prokuroria dhe Inspektoriati i punës, që po verifikojnë kushtet e sigurisë që u ofrohen punonjësve.