Vdesin dy të rinj/ Kamioni përplaset me shkëmbin dhe bie duke punuar në bypasin e Vlorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdesin dy të rinj/ Kamioni përplaset me shkëmbin dhe bie duke punuar në bypasin e Vlorës

Një aksident i rëndë ndodhi sot në bypasin Orikum-Kaninë.

 

Dy të rinj humbën jetën tragjikisht teksa ishin duke punuar në këtë segment. ata ishin duke zbritur me një kamion të ngarkuar me zhavorr nga Kanina në drejtim të Orikumit.

 

Advertisement

Por rrugës, mjeti i tonazhit të rëndë humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me një shkëmb.

 

Goditja ishte e fortë pasi e gjithë kabina e kamionit siç shihet nga pamjet u shkatërrua.

 

Advertisement

Ndërkohë ngarkesa me inerte zuri poshtë si shoferin ashtu dhe pasagjerin, të cilët nuk mundën të mbijetojnë. Trupat e tyre u nxorën pas disa orësh nga forcat zjarrfikëse.

 

Dyshohet se kamioni mund të ketë pësuar defekt ose të ketë pasur probleme me sistemin e frenimit.

 

Advertisement

Kjo sipas hetuesve, për faktin se drejtuesi e ktheu mjetin në mes të rrugës. Veprim ky që shmangu rënien në humnerë. Por nuk përjashtohet si pistë as shpejtësia e lartë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy