Veliaj: Bashkojuni Maratonës së Tiranës/ Edicioni i 5 vjen në datën 17 tetor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Bashkojuni Maratonës së Tiranës/ Edicioni i 5 vjen në datën 17 tetor

Nga parku i Liqenit Artificial, të cilit sot iu shtuan edhe 6 rrënjë të reja bliri nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, kryebashkiaku Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen eventit më të madh sportiv, Maratonës së Tiranës, në datën 17 Tetor. Veliaj tha se edicioni i pestë do të zhvillohet në një itinerar që përfshin pjesët më të bukura të qytetit, mes të cilave edhe parkun e Liqenit.

 

“Data 17 Tetor do të na gjejë të gjithëve duke vrapuar për kauza të ndryshme. Disa do të vrapojnë për refugjatët, disa për rritje fondesh për mjedisin, disa të tjerë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Gjithsecili do të vrapojë për kauzën e tij, por kauza jonë e përbashkët është Tirana, e cila vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe do të vizitohet nga shumë të rinj.”

 

Advertisement

Ndërkohë bashkia ka çelur zyrtarisht fushatën e mbjelljeve dhe të pyllëzimit.

 

“Sot që APR-ja ka mbushur 6 vjeç, shumica e njerëzve as nuk e mendojnë se ka patur një Tiranë që nuk e kishte një agjenci që merrej me parqet, që nuk bënte fushata për mbjellje pemësh, që nuk kishte kënde lojërash. Kur mendoj se sot jemi saktësisht në vendin që dikur ishte I zaptuar nga kioskat, kasollet, që ishte kthyer në një pikë riciklimi, ku digjej plastikë, mblidheshin hekurishte për skrap, kurse sot kur shikon njerëz, edhe në moshë, që vrapojnë, merren me sport, që kanë pasion gjënë e bukur, të pastrën, natyrën, liqenin, është një mrekulli e vërtetë.”

 

Advertisement

Veliaj ka njoftuar se e djela e maratonës më 17 tetor do të jetë një ditë pa makina.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy