Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”/ “Partiçkat nuk i pengojnë dot punët e qytetit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”/ “Partiçkat nuk i pengojnë dot punët e qytetit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”, e cila do të përforcohet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, për ta bërë dy herë më të madhe për nxënësit.

 

Na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë shkollën thuajse dy herë më të madhe e më të fortë, e të kalojmë nga 790-800 nxënës në 1200 nxënës. Një pjesë e shkollës do të përforcohet, që i rezistoi tërmetit. Përveç kësaj, do të bëjmë edhe një shtesë, si në kate, ashtu edhe me një palestër me standarde olimpike. Të gjithë ndërtimet po bëhen me ‘Eurokod 9’, duke u siguruar që, çfarë mësimesh nxorëm nga historia e tërmetit, të kthehen në praktika më të mira për ndërtimet. Bashkia e Tiranës është e para që po aplikon trarët antisizmikë dhe sigurisht, do kthehet më pas në normë edhe për gjithë qytetin”, sqaroi Veliaj.

 

Advertisement

Kreu i Bashkisë tha se me shkollat e reja dhe me lagjen e re, Kombinati po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për qytetin.

 

Në Kombinat vijmë me kokën lart. Çfarë beteje bëmë për shkollën “Betim Muço”, që ishte nisur të bëhej pallat. Shumë njerëz e harrojnë, por shkolla “Kosova”, shkolla “Betim Muço”, ishin terrene që ishin nisur për pallate. Tani po ndërtohet “Musine Kokalari 2”, mbaruam “Lasgush Poradecin” me miqtë e Katarit, ka dalë një ndër shkollat më të bukura në Republikë. Fillojmë edhe me “Myslym Ketën” dhe besoj se Kombinati nuk i ka parë 4 shkolla të reja brenda një mandati, që nga koha e Çlirimit”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Duke folur për lagjen e re në Kombinat, kryebashkiaku tha se një pjesë e karabinave të pallateve tashmë kanë mbaruar dhe në pranvera pritet të jenë gati, kur të hidhet shorti për familjet e para që do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

 

Për një pjesë të madhe të pallateve ka mbaruar karabinaja, por sa më vjen mirë për këtë, aq edhe më vjen keq për kohën që kemi humbur. Futet një parti e vogël, i hedh trutë e gomarit dikujt, fillojnë gjyqet, masat e bllokimit etj. Na u desh fillimisht të fitonim betejat ligjore, më pas të fitonim betejën e llaçit dhe tullave. Mëkat i madh! Humbasim kohë. Dua të falënderoj banorët sepse 99% e tyre nuk u ngatërruan me politikën, por ai 1% që prish gjithmonë punë dhe që e ka shoqëruar gjithmonë historinë e vendit për një stërkëmbësh dhe një pengesë, nuk mungoi edhe kësaj here. Megjithatë, të shkuara e të harruara, kur thotë populli! Fakti që sot janë liruar të gjitha kantieret në Kombinat dhe po mbarojnë ndërtesat e para, do të thotë se jemi gati për të hedhur shortin. Më vjen mirë që në pranverë do të futen familjet e para në shtëpi dhe ambicia jonë është që, brenda këtij viti, ta mbyllim 100% historinë e tërmetit, edhe te ‘5 Maji’, edhe këtu në Kombinat, me shpresën që partiçkat nuk do të na pengojnë prapë”, përfundoi Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy