Veliaj me personalitetet e Njësisë 10: “Moment i veçantë reflektimi që t’i duam dhe t’i vlerësojmë njerëzit sa i kemi pranë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj me personalitetet e Njësisë 10: “Moment i veçantë reflektimi që t’i duam dhe t’i vlerësojmë njerëzit sa i kemi pranë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e, Fatmir Xhafaj, kanë nderuar mbrëmjen e sotme me çertifikata mirënjohjeje për kontributin e shquar në fusha të ndryshme personalitete të Njësisë 10.

Ashtu sikurse në çdo njësi tjetër ku janë shpërndarë çertifikata për emra dhe figura të nderuara të komunitetit, edhe në këtë njësi, Veliaj vuri në dukje se ky është një moment i veçantë dhe që shërben për reflektim për këdo që t’i duam dhe t’i vlerësojmë njerëzit sa i kemi pranë.

 

“Është një gëzim shumë i madh që e mbyllim ditën tamam qershia mbi tortë me personalitetet, njerëz të nderuar dhe figura të shquara të njësisë sonë, njësisë 10. Pas një dite kur kemi bërë një sprint nëpër njësi për të bërë disa aktivitete, doja që ky të ishte më shumë një moment reflektimi, patjetër vlerësimi, por teksa vlerësojmë njëri-tjetrin edhe reflektojmë pak se çfarë shoqërie jemi bërë sot. Ku po shkojmë? Fatmiri e tha, ne kemi inflacion në shumë fusha, por kemi mungesë në disa fusha që nuk kushtojnë shumë, siç është respekti, mirënjohja, pra t’ia shprehim njëri tjetrit krenarinë dhe vlerësimin,” u shpreh Veliaj.

Advertisement

Veliaj vlerësoi gjithashtu faktin se përtej arritjeve të çdokujt që na bën sot krenar, vlerësimi i njerëzve të komunitetit dhe njësisë ku ai ka jetuar për një pjesë të gjatë të jetës mbetet një moment i rëndësishëm.

 

“Unë e di që shumica e njerëzve që do të vlerësohen sot, jam i sigurt, ka një mur me çertifikata, me kupa, me medalje. Kjo është e shtëpisë sonë të vogël, të ngushtë, kjo është e njësisë, e mëhallës sonë. Dhe unë besoj se për këtë është e veçantë. Sepse vjen nga komuniteti, vjen nga njësia, vjen nga ajo që quhet barku i shtëpisë, nga njerëzit që të kanë pasur komshinj, që të kanë pasur në lagje, që i ke ndihmuar në një situatë të vështirë dhe të kanë vlerësuar kryesisht si njeri dhe pastaj dhe si profesionist të madh,” nënvizoi Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy