Veliaj: Nuk ka asnjë taksë të re arsimi për familjarët; Po të dëgjonim vulëhumburit, do ishim ende në shkolla me 2 dhe 4 turne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Nuk ka asnjë taksë të re arsimi për familjarët; Po të dëgjonim vulëhumburit, do ishim ende në shkolla me 2 dhe 4 turne

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj gjatë një diskutimi të hapur me arsimtarë, prindër e anëtarë të bordeve drejtuese të institucioneve arsimore, u shpreh se nuk ka asnjë taksë të re arsimi për familjarët.

 

Ai sqaroi se taksa e infrastrukturës arsimore, me të cilën po ndërtohen shkollat e reja në Tiranë, ka qenë taksa e dikurshme që vilej për gjelbërimin e qytetit.

 

Advertisement

Nuk është e vërtetë se ka një taksë të re për shkollat. Edhe përpara 2015-ës, në faturë shënohej një taksë për gjelbërimin, të cilën pasi erdhi administrata jonë, vendosëm ta kalojmë për shkollat e reja sepse ky ishte prioriteti ynë. Pra, nuk ka një taksë të re për familjarët.

 

Bëhet fjalë për një taksë që dikur përdorej për gjelbërimin dhe ka qenë aty. Falë atij vendimi janë ngritur shkolla të jashtëzakonshme si “Vaçe Zela’, “Kristo Frashëri”, “Andrea Stefani”, shkolla “Kenedi” apo “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz”, u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Ai iu përgjigj edhe akuzës së opozitës se shkollat e reja kushtojnë më shumë.

 

Një nga kritikat është se shkollat janë shumë të shtrenjta. Le të bëjmë një llogari: Nëse një shkollë, ta zëmë shkolla “Kenedi” apo “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, është mbi 10 mijë metra katrorë hapësirë dhe kosto e ndërtimit në Tiranë është 400-450, qartazi shkolla do shkojë 4-4.5 milion për 1500-1700 nxënës.

 

Advertisement

Pra, ky parimi se shkollat duhet t’i bëjmë me një cilësi më të ulët sesa shtëpitë, më duket fyese për gjeneratën tjetër. A mund të bëhen shkollat, siç thonë disa vulëhumbur, me 600 mijë euro? Po patjetër, por do të vazhdonim mësim jo me 2 turne, por me 4 turne. Nëse duam të bëjmë shkolla me hapësirë 10 mijë – 11 mijë metra katrorë dhe ky është çmimi cilësor i tregut, atëherë patjetër që do të kenë këtë kosto,” sqaroi Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy