Veliaj përplaset me përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave: Çfarë do të ndodhte sikur unë të merrja pjesë në mbledhje?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj përplaset me përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave: Çfarë do të ndodhte sikur unë të merrja pjesë në mbledhje?

Në Gjykatën Kushtetuese po vijon seanca për shkarkimin ose jo të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Në fazën e pyetjeve, Veliaj është përplasur me përfaqësuesin e Këshillit të Ministrave, teksa vijoi të theksonte se po mbahej padrejtësisht në paraburgim.

Teksa hoqi një paralelizëm me kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, i cili u dënua për vjellje votash nga SPAK, Veliaj e pyeti përfaqësuesin e qeverisë se çfarë do të kishte ndodhur sikur ai të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa ka ngritur akuza se po veprohet me dy standarde.

Ju do të shkoni në shtëpitë tuaja, unë do të shkojë në paraburgim. Kryebashkiaku i Rrogozhinës bëri krim dhe doli, unë nuk kam bërë asnjë krim. Unë më mirë të kisha bërë një krim e të isha dënuar sesa të rrezikoja shkarkimin nga detyra.

Advertisement

Ju nuk prisni për një vemndim gjykate, por monopoli i dikujt po sakrifikon një shërbëtor publik. Kjo më shqetëson. Çfarë do të kishte ndryshuar nëse unë do të merrja pjesë në mbledhje?  Ka disa kode. Psh.nëse je një tufë pulash e vijnë hienat, pulat ikin dhe hienat hanë atë që ngelet. Ndërsa në një tufë elefantësh, do sulmojnë hijenat. Në sjelljet monopolistike, ju anoni që të mbani anën e prokurorisë apo monopolin e gjykatës”, tha Veliaj.

Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave ka thënë: “Nuk mund të bëj interpretim, është jashtë kompetencave”/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy