Bëni Like Struga.info në Facebook


Veliaj takon deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi: Mirënjohës për kontributin tuaj!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj takon deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi: Mirënjohës për kontributin tuaj!

Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar edhe një takim me deputetin Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

 

Kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar faktin se Kamberi është sot një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Serbi.

 

Advertisement

“Si qytetari më i ri Luginës së Preshevës, qytetar nderi i komunës së Preshevës u desh dhe unë të takoj deputetin tim, përfaqësuesin tim, të vetmin deputet shqiptar që kemi në Parlamentin e Serbisë dhe vërtet jam mirënjohës për kontributin tuaj. Edhe pse jeni i vetmi zë, keni folur ndoshta më shumë sesa shumë nga ata që patriotizmin dhe betejat i bëjnë në “Facebook” dhe në kafene dhe jo aty ku duhet, ku është institucioni dhe ku ne duhet të jemi më të bashkuar.

 

Nëse ne bashkëpunojmë, nëse ne unifikohemi, ne mund të kemi 2-3 deputetë. Megjithatë ç’ka ndodhur ka ndodhur. Është koha që të shohim përpara dhe ajo që më ka mësuar edhe puna në Tiranë, mund të ketë shumë situata që të japin një brengë, ose pengohemi për të ecur përpara dhe jo nga forca të huaja, por pengohemi nga brenda vetes, sigurisht që kjo më ligështon, por asnjëherë s’e humb kurajon për të vijuar më tej,” u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Kryebashkiaku tha se forcimi i këtij bashkëpunimi edhe përmes Unionit të Bashkive e Komunave Shqiptare të Rajonit, do të ishte një shembull inkurajues në të gjitha nivelet e qeverisjes.

 

“Besoj fort që vetëm nëse forcojmë e inkurajojmë njëri-tjetrin, i japim fuqi dhe zë njëri-tjetrit, vetëm ashtu mund të ecim përpara. Mezi pres që këtë shembull të bashkimit dhe bashkëpunimit që kemi ta ndjekim të gjithë dhe besoj që në nivelin e autoriteteve vendore, me Unionin që ne kemi të bashkive dhe komunave do vazhdojmë ta inkurajojmë dhe injektojmë këtë frymë të bashkëpunimit.

 

Advertisement

Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, siç kemi parë në Tiranë, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Brenda një dekade kemi transformuar një qytet nga një qytet që mezi zgjohej nga diktatura komuniste, në një nga qytetet sot më progresiste në rajon. Do të thotë që nuk jemi gjenetikisht të pafavorizuar, është vetëm çështje mentaliteti dhe vendimi për të punuar, për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara dhe jo me kokën mbrapa,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Deputeti Shaip Kamberi u shpreh optimist se një bashkëpunim më intensiv mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Tiranës zyrtare do i shërbente unifikimit dhe faktorizimit të mëtejshëm të shqiptarëve në rajon.

 

“Për ne ishte kënaqësi që kryetarin e Bashkisë së Tiranës ta presim këtu në Bujanovc, të takohemi, të shkëmbejmë mendime, idetë, por njëkohësisht ta njoftojmë për pozitën e përgjithshme politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke iniciuar edhe një bashkëpunim sa më intensiv mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Tiranës zyrtare, sidomos mes bashkive konkretisht. Unë dua të falënderoj me këtë rast kryetarin Veliaj, që i pari nga gjithë kryetarët e bashkive shqiptare i ka ardhur në ndihmë Preshevës dhe këtij rajoni në momentet e vështira të vërshimeve.

Advertisement

 

Unë po shpresoj që bashkëpunimi ynë duhet të jetë edhe më intensiv në të mirën e komunitetit shqiptar, por në të mirën e ruajtjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes Luginës së Preshevës dhe shtetit amë, Shqipërisë,” deklaroi Kamberi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy