“Vendimi i Apelit nuk ishte triumf”/ Alibeaj: Synojmë të dalim me një kandidat të përbashkët për 14 majin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vendimi i Apelit nuk ishte triumf”/ Alibeaj: Synojmë të dalim me një kandidat të përbashkët për 14 majin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detaje nga takimi me anëtarët e Kryesisë.

 

Në një dalje për media, Alibeaj tha se ka gjetur bashkëpunim nga kolegët e tij për propozimet e shtruara, mes të cilave ishe edhe dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Advertisement

Hapja e PD dhe pranimi i emrave të dalë nga primaret sipas Alibeajt nuk do të ketë asnjë kufizim.

 

Ajo që kam propozuar gjeti mirëkuptim. Është një moment  ngarkimit me një përgjegjësi historike, është momentin i mirë për të rimarrë struktura e PD energji të reja për rritje dhe fitore. Jam i vetëdijshëm dhe i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë nga kolegët.

 

Advertisement

Tre çështje propozova, dhe gjeta dhe mbështetje. Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të partive të qendrës së djathë për maksimizim të votave.

 

Së dyti, lidhur me këshillat bashkiak është miratuar që duhet të filloj menjëherë nga puna duke ftuar demokratët që kanë qëndruar në momentet e vështira të PD, që të bëhen dhe do jenë pjesë e listave.

 

Advertisement

Së treti, lidhur me kandidatët, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kam propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetje, hapjen pa asnjë kufizim. Synimi i vetëm është dalje me një kandidat të vetëm në çdo bashki”, tha ai.

 

Ndërsa sa i takon vendimit të Gjykatës së Apelit, Alibeaj tha se për grupimin e tyre nuk ishte një moment triumfi.

 

Advertisement

Jemi në situatë parazgjedhore, Kolegji i Kryetaëve është një institucion statutor, me kompetenca konsultuese, por sigurisht në situata të fushatës zgjedhore, ata marrin një autonomi apo forcë konsultuese deri në kufitë e vendimmarrjes. Ajo çfarë kam propozuar dhe me kënaqësi them që gjeti një mirëkuptim te Kryesia dhe Kolegji i Kryetarëve, është që vendimi i Gjykatës së Apelit nuk përbën ndonjë moment as triumfi, as fitimi, jo.

 

Nuk përbën një moment revanshi, kurrsesi. Është një moment i ngarkimit me një përgjegjësi historike, e cila është moment i mirë për të rimarrë edhe një herë struktura e PD, energji të reja për rritjen dhe fitoren”, tha Alibeaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy