Vendimi për “shkrirjen” e Bordit të Transparencës në shkurt; do shikohet reagimi në tregje pas vendimit të BE për naftën ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi për “shkrirjen” e Bordit të Transparencës në shkurt; do shikohet reagimi në tregje pas vendimit të BE për naftën ruse

Qeveria pritet të marrë një vendim për shkrirjen e bordit të transparencës për karburantet, pas datës 5 shkurt.

Afati lidhet me përcaktimin e një çmimi tavan, me të cilin Bashkimi Europian do të blejë naftë ruse. Kjo vendimmarrje pritet të shoqërohet me një paqartësi në tregje, çka e bën situatën e çmimeve të paparashikueshme.

 

Ne kemi menduar të presim deri në datën 5 shklurt, që ju e dini hyn në fuqi vendimi për naftën ruse. Mendojmë se deri atëherë do të ketë luhatje të këtij cimimi në treg. Ndaj mendojmë të presim si do të jetë ecuria më tej dhe më pas vendiamrrësit do të marim vendimin e tyre. Ne nisem diskutimet për shkrirje të bordit, pasi pati luhatje të mëdha në treg një muaj më parë.-sqaroi Niko Lera

Advertisement

 

Gjatë muajit dhjetor çmimi i karburanteve pësoi një stabilizim, por ky fillim janari po tregon një shtrenjtim të tij. Disa vende europiane kanë vendosur taksë ekstra për tregtarët e naftës dhe energjisë, si pasojë e fitimeve të gjeneruara nga çmimet e larta. Por kreu i politikave fiskale në ministri tregon pse në vendin tonë nuk aplikohet kjo takse të karburantet.

 

Ne ngritëm bordin për të shmangur cmimet spekulative. Nëse para bordit marzhi bruto I fitimit të kompanive ishte 20-22 deri në 30 lekë për litër, ne e kufizuam atë, në 15 lekë për litër me tvsh, ose 12.5 lekë. Me këtë vëndimarrje ne këmi shmangur abuzimet dhe fitimet spekulative ndaj nuk ka arsye pse të taksohet ekstra ky sektor- u shpreh Niko Lera

Advertisement

 

Në vitin që lamë pas, qeveria mblodhi në buxhet 546 mld lekë, 58 % e kësaj shumë erdhi nga tatimi mbi vlerën e shtuar, një tatim që aplikohet mbi çmimin e produktit. Çmimi karburanteve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë arkëtim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy