Vendosi lokalin në shërbim të lojrave të fatit/ Arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendosi lokalin në shërbim të lojrave të fatit/ Arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin e tij në shërbim të lojrave të fatit.

 

Në një njoftim blutë bëjnë me dije se në lokalin e shtetasit me iniciale E.R u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

 

Advertisement

Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, sekuestrohen një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

 

Kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

 

Advertisement

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të vënies së një ambienti, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të këtyre paligjshmërive.

 

Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

Advertisement

-E. R., 41 vjeç, banues në Shkodër.

 

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker. Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy