Video- Grusht Berishës në mes të bulevardit/ Dalin pamjet kur Gert Shehu del nga xhamia pak para sulmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video- Grusht Berishës në mes të bulevardit/ Dalin pamjet kur Gert Shehu del nga xhamia pak para sulmit

Gert Shehu është autori që ditën e djeshme grushtoi në mes të bulevardit kreun e PD Sali Berisha.

 

Ai u neutralizua menjëherë nga truprojet e Berishës, ku më pas u shoqërua për në selinë e PD.

 

Advertisement

Nga aty është marrë nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar fillimisht në komisariatin nr1 e më pas drejt spitalit të Traumës.

 

Që prej ditës së djeshme, Vizion Plus fiksoi momentin kur autori u bë gati dhe më pas sulmoi Berishën, ndërsa sot po publikojmë të tjera pamje.

 

Advertisement

Në videot e mëposhtme, duket Shehu i cili del nga xhamia që ndodhet pranë Urës së Tabakëve. Pasi ka kryer ritet fetare, ai është larguar për t’iu drejtuar bulevardit, ku edhe do të kryente veprimin e tij.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy