
Seanca e sotme plenare, ashtu siç pritej ka nisur me incidente.
Fillimisht kanë qenë deputetët e opozitës, ata të cilët kane tentuar të hyjnë në mjediset e brendshme te kuvendit ndonëse janë të përjashtuar për 10 ditë.
Advertisement
Në nisje të fjalës së kryeparlamentares Lindita Nikolla, në sallë është ndërprerë energjia elektrike.
Transmetimi live në Kuvend u ndërpre, ndërsa kanë qenë deputetët e pranishëm në seancë ata të cilët kanë “ndricuar” ambientin me blicat e telefonave.
Advertisement
Sipas Kuvendit, seanca u ndërpre pasi u dogj pajisja UPS, e cila shërben për balancinin e energjisë në sallën e seancava plenare.
Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.
Advertisement