VIDEO/ Ndizen sërish tensionet në Veri, serbët sulmojnë Policinë e Kosovës, grushte dhe gaz lotsjellës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Ndizen sërish tensionet në Veri, serbët sulmojnë Policinë e Kosovës, grushte dhe gaz lotsjellës

Qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Në pamje shihen se si policët sulmohen nga qytetarët në veri të Kosovës, që kundërshtojnë aksionin kundër kontrabandës së mallrave.

Serbët po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë disa në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Advertisement

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy