Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë në sy të fëmijëve të tij të mitur partnerin e ish-bashkëshortes.

E gjitha kjo ka ndodhur pranë shkollës Waterbaan në Deurne-Zuid.

Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës dëshmuan faktet e tmerrshme të hënën pasdite: “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij.”-thotë një çift që preferoi të mbetej anonim. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë.”

Sipas medieve lokale, sulmuesi përdori një kaçavidë në sulm. Ndërsa disa prindër nxituan në ndihmë të viktimës dhe thirrën shërbimet e urgjencës, burri u largua i qetë. E gjithë skena u kap në kamerat e sigurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me gjakun që pikonte nga duart e tij, ai u largua qetësisht. Ai nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, thanë dëshmitarët. Ftohtësia e sulmuesit i tronditi ata: “Ai ishte i veshur me të zeza, mbante syze dielli të zeza dhe ishte tullac. Dukej sikur ai doli nga një film, si Hitman”.

Policia arrestoi të dyshuarin, i cili u zbulua se ishte nga Kosova dhe u identifikua si Bekim. A., 48-vjeç.

Viktima nga ana tjetër është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç.


Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";