Forcat Ajrore i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues, në zonën malore të Currajve të Epërm.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, mësohet se ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë videon e operacionit në Facebook.

“Mirëmëngjes me këtë video vendosmërie dhe guximi nga djemtë tanë të Forca Ajrore, në përgjigje të thirrjes së emergjencës, ku reagimi në kohë shpëton jetë!”, shkruan ai.