VIDEOKLIPI / “ZanIn”, Elhaida Dani zbulon albumin e saj të ri, në një mbrëmje plot emocione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEOKLIPI / “ZanIn”, Elhaida Dani zbulon albumin e saj të ri, në një mbrëmje plot emocione

Mbrëmjen e së hënës, salla koncertore e Teatrit të Operës dhe Baletit u mbush me tingujt e cover-it te albumit “ZanIn”, që këngëtarja Elhaida Dani prezantoi për herë të parë mes miqsh e bashkëpunëtorësh.

 

ELHAIDA DANI – KENGETARE

 

Advertisement

 “ZanIn” është projekti im më i ri muzikor me 5 këngësh dhe 5 klipe të punuara me aq dashuri dhe me aq përkushtim nga bashkëpunëtorët më të mirë që mund të kisha. Ata janë Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi, të cilët janë bashkuar për herë të parë për të punuar në këtë projekt dhe për mua kanë bërë një mrekulli. Ajo që e ka kurorëzuar këtë projekt me disa video perla është Ajola Xoxa. Nuk mund t’i jepja një emër tjetër këtij projekti përveçse “ZanIn” sepse zëri më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo pjesë të asaj që jam, në çdo vend, në çdo kohë ku unë kam udhëtuar. Sonte vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi”,

 

 

Surprize e mbrëmjes ishte dhe prania e këngëtarit italian Riccardo Cocciante. Ai ishte i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në “The Voice Of Italy”, e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj.

Advertisement

 

 

 

RICCARDO COCCIANTE – KENGETAR

Advertisement

“Elhaida mori pjesë në ‘The Voice of Italy’ dhe fitoi, edhe pse nuk ishte italiane. Sepse talenti është mbi gjithçka. Patjetër, italianët thanë: ‘Është shqiptare, nuk mund të fitojë’. Por zëri dhe shpirti i saj bënë që ajo të fitonte.”

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, u shpreh krenare për punën e Elhaidës dhe cilësoi atë si një nga ambasadoret më të mira të Shqipërisë në botë.

 

Advertisement

Këngëtarja u kthye në Tiranë duke sjellë një projekt muzikor edhe për publikun shqiptar, pas suksesit në Itali në “The Voice”, apo me rolin e mrekullueshëm të Esmeraldës në musical “Notre Dame De Paris”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy