Vjen nga oqeani Atlantik, “Breshka Fluturuese” bie në rrjetën e peshkatarëve të Adriatikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjen nga oqeani Atlantik, “Breshka Fluturuese” bie në rrjetën e peshkatarëve të Adriatikut

Një breshkë e llojit “Breshka Fluturuese” siç e quajnë  peshkatarët ose breshka jeshile, për shkak të ngjyrave, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

 

Kjo lloj specie nuk bie shpesh në rrjetat e peshkatarëve si lloji ‘careta careta’. Breshkat fluturuese nuk e kanë habitat detin Adriatik, por vijnë nga oqeani Atlantik dhe janë specie të kërcënuara.

 

Advertisement

Specialisti i zonave te mbrojtura Nexhip Hysolako shpjegon se kjo breshkë është kapur nga peshkatarët dhe është dorëzuar pranë qëndrës së peshkimit. Më pas breshka e rrallë për ujërat e Adriatikut do të hidhet sërish në det.

 

Ajo e përdor Gjirin e Vlorës për ushqim dhe  është rreth 10 vjeç. Këto specie jetojnë deri në 80 vite dhe arrijnë deri 100 kg peshë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy