Vodhi ‘Audin’ gjatë natës/ Arrestohet ‘skifteri i makinave’ në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi ‘Audin’ gjatë natës/ Arrestohet ‘skifteri i makinave’ në Lezhë

Policia ka vënë në pranga autorin e një gabitje të ndodhur gjatë natës së kaluar në Lezhë.

 

 

Uniformat blu kanë gjetur edhe automjetin e vjedhur.

Advertisement

 

 

Nga verifikimet rezulton se, autori 35 vjeçar ka kryer grabitje të automjeteve edhe më parë.

 

Advertisement

 

Njoftimi:

 

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekja”.

Advertisement

 

Vodhi gjatë natës, një automjet, identifikohet dhe vihet menjëherë në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.

 

I arrestuari, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Advertisement

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

 

– A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Advertisement

 

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy