Votimi në Kuvend/ Miratohen ndryshimet në 3 projektligje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Votimi në Kuvend/ Miratohen ndryshimet në 3 projektligje

Në përfundim të seancës së sotme plenare, deputetët e pranishëm në Kuvend miratuan ndryshimet në 3 projektligje.

 

Dritën jeshile e morën projekligjet për “Taksat Kombëtare”, për “Policinë e Burgjeve” dhe për “Financat e Vetëqeverisjes Vendore”.

 

Advertisement

Projektligji për “Taksat Kombëtare” mori 72 vota pro, 13 kundër dhe asnjë votë abstenim.

 

Projektligji për “Policinë e Burgjeve” mori 74 vota pro, 5 abstenim dhe asnjë kundër.

 

Advertisement

Ndërsa Projekligji për “Financat e Vetëqeverisjes Vendore” mori 73 vota pro, 7 abstenim dhe asnjë kundër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy