Gjykata e Korçës ka lënë në qeli 2 shqiptarët Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari të akuzuar për vrasjen e Arjan Xhambazit, 18 vite më parë në Athinë.
Krahas masës së sigurisë arrest me burg ka vendosur që të dy të dyshuarit për vrasje të gjykohen në Gjykatën e Korçës duke mos lejuar kështu ekstradimin e tyre drejt vendit fqinj
Ata u ndaluan dy ditë më parë pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe greke, hetim që çoi në identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta ku mbeti i vrarë shtetasi Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje. /vizionplus.tv
Advertisement