Vranësira mesatare deri të dendura/ Parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira mesatare deri të dendura/ Parashikimi i motit për sot

Për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri dhe pjesërisht në qender ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në jug pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Gjatë orëve të para të 24-orëshit në majat e maleve në Veri e Verilindje të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Advertisement

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 2 deri 13°C në zona e ulëta 6 deri 19°C në zona bregdetare 10 deri 18°C
Gadishulli i Ballkanit ditën e hënë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashereshme me intensitet të ulët deri mesatarnë pjesën më të madhe të rajponit. Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën jugore të Rajonit.

Advertisement

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndimin të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Ndersa ndryshe paraqitet situata ne Europën Jugore, Gadishullin Iberik dhe atë Apenin ku kalimi i një sistemi frontal do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy