Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, policia arreston një person nga Gjeorgjia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, policia arreston një person nga Gjeorgjia

Një person nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia greke me pasaportë false dhe tashmë po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.

Mediat greke njoftojnë se ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t’u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar, raporton Prothotema.

Pas analizës së ADN-së, u zbulua se Georgiaos mori pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak dhe më pas “rrëmbyen” para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy