Vrasja e grave nga Dan Hutri, qytetari proteston i vetëm në Fier: Ku është burrëria kur ti vret një vajzë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e grave nga Dan Hutri, qytetari proteston i vetëm në Fier: Ku është burrëria kur ti vret një vajzë

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë”, shkruhet në pankartën e protestuesit të vetëm për ngjarjen tragjike të së mërkurës. Edmond Hoxha, 46-vjeç ka vendosur të protestojë për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave nga Dan Hutra.

 

I prekur nga ngjarja që ka tronditur vendin, Edmond Hoxha, babai i një djali 20-vjeçar, shprehet se të tilla ndodhi dëshmojnë dështimin e shoqërisë dhe mekanizmave shtetërorë.

 

Advertisement

“Protestoj në mënyrë sensibilizuese që prindërit të këshillojnë fëmijët e tyre që nuk preket asnjë vajzë, asnjë motër dhe asnjë nënë”, u shpreh protestuesi duke theksuar se është pro të drejtave të grave dhe kundër dhunës ndaj tyre.

 

Edmond Hoxha  fajëson shoqërinë dhe organet kompetente për këtë ngjarje të rëndë.

 

Advertisement

“Fajtor është gjithë shoqëria, pastaj vjen shteti pasi ai [autori]ka dalë nga burgu.  Shteti mendon se ka psikologë, por psikologët vetëm marrin rrogën, sepse nuk shërbejnë në burg”, deklaroi ai.

 

Në të njëjtën kohë ai apelon që qyetetarët e tjerë të mos qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj ngjarjeje makabre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy