Vrasja mafioze e “Manecit”/ Nga pazaret e drogës tek përplasja mes grupeve kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja mafioze e “Manecit”/ Nga pazaret e drogës tek përplasja mes grupeve kriminale

Prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale janë dy pistat që po heton policia për vrasjen e Arben Mërkurit në Sukth.

 

Në atentat mendohet se morën pjesë të paktën dy persona. Njëri prej tyre, sipas burimeve pranë grupit hetimor, zbriti nga fuoristrada “Mercedez benz” ngjyrë gri dhe hapi zjarr me automatik në drejtim të viktimës. Ndërsa tjetri ishte në rolin e shoferit.

 

Advertisement

Identifikimi i tyre për hetuesit mbetet i vështirë pasi targat e mjetit rezultuan të vjedhura.  Ndërkohë po këqyren të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës. Mendohet se autorët u larguan në drejtim të autostradës Tiranë – Durrës

 

20 persona, mes të cilëve të afërm dhe familjarë të 48-vjeçarit Arben Mërkuri por edhe dëshmitarë okularë u shoqëruan dhe pasi dhanë dëshmitë, u lanë të lirë.

 

Advertisement

Viktima ishte me precedent penal, pasi ishte dënuar në Itali për trafik droge. Ai njihej ndryshe edhe me pseudonimin Maneci, ndërsa mbante dhe mbiemrin Ismaili.

 

48-vjeçari dyshohej nga policia si person i përfshirë në vrasjen e ish policit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj 4 vite më parë. Ai akuzohej edhe për krime kundër personit, ndërkohë që ka qenë i shoqëruar si i dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

 

Advertisement

Viktima ishte pronar i një sërë biznesesh në zonën e Sukthit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy