Vrasje e dyfishtë për pronën/ Apeli lë në burg përjetë Aleksandër Përdodën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasje e dyfishtë për pronën/ Apeli lë në burg përjetë Aleksandër Përdodën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për dënimin me burgim të përjetshëm të Aleksandër Përdodës për vrasje të dyfishtë.

 

 

 

Advertisement

Aleksandër Përdorda vrau më 27 prill 2020 rapsodin Kol Muranin dhe mikun e tij  Preng Simoni, pasi zbuluan parcelat me kanabis.

 

 

 

Advertisement

Autori Aleksandër Përdorda dhe viktima Preng Simoni kishin patur më herët midis tyre, edhe konflikt pronësie.

 

 

 

Advertisement

 

Në  Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurve me iniciale A.P dhe A.L, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Moskallëzim  krimi”,  të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25, 278/1 dhe 300/1 të  Kodit Penal.

 

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 27.04.2020, ku në vendin e quajtur Lajmlukaj, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Mirditë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale K.M. dhe P.S. pranë banesës së tyre, 150 metra larg shtëpisë së të pandehurit me iniciale A.P. Lidhur me ngjarjen e mësipërme është akuzuar i pandehuri me iniciale A.P, i cili ka patur konflikt pronësie me viktimën me iniciale P.S. Gjithashtu është akuzuar edhe i pandehuri A.L, për veprën penale për “Moskallzim Krimi”, parashikuar nga neni 300/1 të  Kodit Penal.

Advertisement

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë,  me vendimin nr. 162, datë 27.04.2022 ka vendosur:

 

  • Deklarimin e pafajshëm të pandehurit L, për vepren penale të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me burgim të përjetshëm.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite e dënon me 6 vite burgim. Në bashkim të dënime, në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, i pandehuri A.P dënohet me burgim të përjetshëm.

 

Advertisement

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.P., për kryerjen e veprës penale  “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  të parashikuar nga nenet 79 (dh) -25 dhe 278/1 të  Kodit Penal.

 

Në përfundim të gjykimit, më datë 01.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj dhe anëtarë z. Genti Dokollari dhe znj. Valbona Vata, vendosi:

 

Advertisement
  • Lënien në fuqi të vendimit Nr. 162, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy