Xhaçka në Athinë, takim me homologun grek: Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka në Athinë, takim me homologun grek: Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku u takua me homologun e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

 

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka u shpreh se në takimin në Athinë me Dendias, patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi.

Advertisement

 

 

Xhaçka i shprehu mirënjohje ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

 

Advertisement

 

“Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit”, theksoi ministrja Xhaçka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy