Xhaçka në OKB: Kemi prova të padiskutueshme se sulmi kibernetik në Shqipëri u organizua nga Irani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka në OKB: Kemi prova të padiskutueshme se sulmi kibernetik në Shqipëri u organizua nga Irani

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën bashkë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sigurinë kibernetike.

 

Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Ministrja Xhaçka, e cila bashkëdrejtori takimin me  Përfaqësuesen e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.

 

Advertisement

“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.

 

Xhacka deklaroi se Shqiperia ka prova te pakundershtueshme se sulmi kibernetik vitin e kaluar ne vendin tone u bë nga Irani.

 

Advertisement

Ne kemi prova të padiskutueshme se sulmi kibernetik në Shqipëri, u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës.Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shënjestruar sistematikisht nëpërmjet fushatave të manipulimit të informacionit E gjitha kjo për të shkaktuar paqëndrueshmëri politike dhe për të minuar aspiratat e tyre euro-atlantike.

 

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u shpreh se siguria ndërkombëtare kibernetike mbetet një prioritet global, teksa nënvizoi se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë një rol udhëheqës në ngritjen e ndërgjegjësimit, dënimin dhe mbajtjen përgjegjës të aktorëve për aktivitete keqdashëse kibernetike.

 

Advertisement

Nënsekretarja e Përgjitshme dhe Përfaqësuesja e Lartë e Zyrës së OKB për Çarmatimin (UNODA), Izumi Nakamitsu, deklaroi se parimi i llogaridhënies është thelbësor për të

 

Takimi ‘Arria Formula’ me temë “Përgjegjësia dhe reagimi i shteteve ndaj sulmeve kibernetike” u bashkëorganizua nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Advertisement

Takimi kishte në thelb trajtimin e sigurisë kibernetike, si një çështje kyçe në përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy