Zbardhen 5 vjedhje në Elbasan/ Policia arreston ‘skifterin’, grabitje edhe në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhen 5 vjedhje në Elbasan/ Policia arreston ‘skifterin’, grabitje edhe në spital

Policia e Elbasanit ka zbardhur 5 vjedhje të ndodhura gjatë këtij viti.

 

 

Në prang aka rënë një person, 27-vjeç, autor i të pesta grabitjeve.

Advertisement

 

 

I riu kishte vjedhur me thyerje në banesë, automjet, si edhe në spital.

 

Advertisement

 

Ai gjithashtu I kishte grabitur me dhunë edhe çantën e një shtetase.

 

 

Advertisement

Vodhi në ambientet e spitalit të Elbasanit, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli”, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit të këtij rasti.

Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.

Advertisement

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera, konkretisht:

-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;

-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;

-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;

Advertisement

-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy