Zgjedhja e presidentit/ Duma: Ne nuk mund t’ju japim vetëm kritere, ironi e madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhja e presidentit/ Duma: Ne nuk mund t’ju japim vetëm kritere, ironi e madhe

Deputetja e PD, Grida Duma thotë se zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk mund të kthehet në farsë politike.

 

Sipas saj, opozita nuk mund të japë vetëm kriteret pa asnjë kandidaturë konkrete, sepse sipas saj është ironi e madhe.

 

Advertisement

“Zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk mund të kthehet në farsë politike. Dhënia thjeshtë e kritereve nga opozita për PS, pa asnjë kandidatur konkrete do të thotë t’i japësh mundësinë, maxhorancës të tallet politikisht.

 

Të zgjedhë një kandidat të PS duke thënë kënaqa dhe PD-në se ishte me kriteret e tyre. Ne nuk mund t’ju japim kritere dhe vetëm kaq, se është ironi e madhe. Në raundet e para kandidati duhet të jetë i opozitës. Se nëse themi qe maxhoranca nuk ka legjitimitet sepse e bën shumicën me

 

Advertisement

mandatet edhe të vjedhura, nuk mund të kemi naivitetin dhe të themi që kemi besim tek zgjedhja e maxhorancës me kriteret tona.
Opozita të ketë një kandidat e më pas nëse nuk votohet, maxhoranca i ka votat për ta pasur e votuar e vetme”, shkruan Duma

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy