Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Votojnë dy ‘kundërshtarët’, deklaratat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Votojnë dy ‘kundërshtarët’, deklaratat

Dy kandidatët për kreun e Partisë Demokratike janë drejtuar drejt kutivet të votimit.

 

Nga qendra e votimit, Berisha dhe Elezi kanë mbajtur nga një fjalë të shkrutër për mediat.

 

Advertisement

Në fjalën e tij Berisha iu bëri thirrje anëtarëve të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të PD se ky proces zgjedhor jep shpresë për të ardhmen.

“Së pari përshëndes demokratet dhe demokratët, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan. Theksova se ky është një proces historik jo vetëm për PD-në, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me kallp opozitë apo pseudo opozitë. Pra, sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”– deklaroi Sali Berisha.

 

Ibsen Elezi në fjalën e tij theksoi se këto zgjedhje po zhvillohen më tepër për ide se sa për individë.

Advertisement

 

“Kam vëzhgues, anëtarët në komisione janë refuzuar që në fillim të procesit. Ka qenë një situatë e tensionuar dhe vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta. Dhe unë kam qenë tolerues që në momentin që nuk e kanë pasur vullnetin”, tha Elezi.

 

Sa i përket deklaratës së Berishës se “sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, ai tha se “drita e së ardhmes nuk është as doktori, as unë, por demokracia në këtë vend”. “Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në një sistem ku duhet të vendosim për ide, jo për individë”, tha Elezi.

Advertisement

 

Ai theksoi më tej se nuk do të tolerojë parregullsi të konstatuara të kryera nga komisionerët.

 

“Jam fokusuar shumë te procesi dhe ndaj kam pranuar të jem në këtë garë. Kam luftuar shumë për proceset. Pas shpalljes së vendimit do ta njoh rezultatin. Kam toleruar shkelje të vogla, por nëse verifikohet se komisionerët nuk do jenë korrekt nuk do ta toleroj”,

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy