Zgjedhjet vendore/ Berisha mbledh Kryesinë: Kam video dhe prova, PS dhe bandat shpërndanë zarfe me para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Berisha mbledh Kryesinë: Kam video dhe prova, PS dhe bandat shpërndanë zarfe me para

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbledhur këtë të hënë Kryesinë e Rithemelimit, nga mbledhja e së cilës vijoi akuzat ndaj mazhorancës për vjedhje të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Berisha deklaron se Partia Socialiste ka shpërndarë zarfe me para për të blerë votat e pensionistëve, ndërsa në bashkëpunim me bandit kriminale ka terrorizuar qytetarët duke i detyruar të votojnë në favor të saj.

 

Advertisement

“A ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative, në një pjesë të madhe të bashkive ku ai parandiente rrezik. Me qëllim për të ndryshuar rezultatit, kam dëgjuar avokatët e krimit të pyesin: Na jepni prova, denigrojnë veten e tyre. Nuk ka provë më të madhe se mbi 6 mijë zarfa për pensionistët. Të dorëzosh monedhën më të fortë duhet të hedhësh në treg mbi 40 milionë euro. Avokatorit e vjedhjes së votës, kanë blerë dhe opinionin e tyre. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe, edhe pse ka paguar Tom Doshi të ndërtosh këtë batërdi, blerje masive dhe të kontribuosh në proces shkatërrimtar për kombin. Komb që ikën nga kjo situate”, tha ai.

 

Ai shprehet se zyrtarët dhe qeveritarët kanë shkelur ligjin duke intimiduar qytetarët.

 

Advertisement

“Qeveritarë e zyrtarë janë sjellë si terroristë elektoralë. Kjo ishte një garë e presioneve terroriste të ministrave e zyrtarëve, si kurrë më parë. Belinda Balluku arriti deri aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab vëllain e kandidati tonë në Mat, i thotë c’punë ke ti me fushatën elektorale. Me dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që mos marrin pjesë në komisione, administrate u soll si polici politike. Në qendrat e votimit një pushtim ndodhi, kudo në kundërshtim me ligjin nga punonjësit e administratës. Në shumë qendra komisionerët ishin punonjës e bashkive socialiste, në makinerinë elektoral nuk mjaftoi vetëm pushteti por u përdorën bandat qoftë në shoqërinë e zyrtarëve dhe misionin e terrorizimin e kërcënimin e zgjedhësve”, tha Berisha.

 

Berisha shton se lidhur me akuzat ka fakte dhe prova, por megjithatë nuk ka bërë publike asnjë prej tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy