Zgjedhjet vendore/ Berisha: Nesër do publikojmë detaje nga koalicioni, do jetë tmerri i Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Berisha: Nesër do publikojmë detaje nga koalicioni, do jetë tmerri i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli për zgjedhjet e 14 majit, koalicionin me PL-së dhe çështjen “McGonigal”.

 

Në fjalën e tij, Berisha tha se nesër do të komunikohen detaje të reja nga koalicioni me Metën, për të cilin tha se do të jetë tmerri i Edi Ramës.

 

Advertisement

Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD.

 

PD hyn në këto zgjedhje në koalicion.

 

Advertisement

Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë.

 

Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni.

 

Advertisement

Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje.

 

Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti.

 

Advertisement

Dy gjëra dua t’u them:

 

Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e btoës një autorizim të vlefshëm. Këto janë testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme.

 

Advertisement

Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën.

 

Këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy