Zgjedhjet vendore/ Patozi: Partitë e vogla të disfavorizuara, përçarja e opozitës përgjegjësi e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet vendore/ Patozi: Partitë e vogla të disfavorizuara, përçarja e opozitës përgjegjësi e PD

 Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në Vizion Plus foli lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit dhe synimet e koalicionit në të cilin ai garon së bashku me partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, të përfaqësuar nga Dashamir Shehi.

 

Ku dhe si paraqitet përfundimisht koalicioni me LZHK?

 

Advertisement

“Koalicioni ynë do të kandidojë në thuajse të gjithë bashkitë e vendit, në shumicën e tyre me përjashtim të ndonjë bashkie të vogël periferike nën emrin “Aleanca Progresiste LZHK”. Synimi ynë është që të rrisim përfaqësimin tonë në këshillat tonë të të gjithë Shqipërisë, duke pasur si objektiv shqiptarët që e refuzojnë qeverinë e Edi Ramës, por nuk besojnë tek perspektiva politike e “Foltores” dhe e Ilir Metës. Ne besojmë se koalicioni ynë është një adresë për të gjithë ata njerëz që politikën e shohin si një mundësi për të ndryshuar vendin dhe jo thjesht si rrotacion, ku disa të korruptuar ndryshojnë vendin me disa të tjerë të korruptuar”, tha ai.

 

Prej disa dekadash partitë e vogla janë ankuar se klima politike është mbytëse për ta. A është fakt që dy partitë e mëdha ruajnë monopolin apo politikën dypolare në Shqipëri?

 

Advertisement

“Ky është një disavantazh i dukshëm, i frikshëm, por që ne nuk na tremb se nuk kemi mënyrë tjetër. E vetmja mënyrë që ne të përfaqësojmë ata shqiptarë që nuk besojnë tek politika bipolare, tek bardhë dhe zi e politikës apo tek farmatizmi politik është që të garosh dhe të marrësh pjesë në zgjedhje. Ne me të gjitha disavantazhet, me të gjitha shkopinjtë nën rrota, ne mendojmë që jemi e vetmja shpresë që ky sistem të lëkundet sadopak dhe pak nga pak të bjerë në të ardhmen”, shtoi Patozi.

 

Një konstatim jo i vështirë është se opozita paraqitet në këto zgjedhje si e përçarë, shumë mendojnë se dihet rezultati dhe shumica është avantazhuar. Si mendoni?

 

Advertisement

“Kjo është për fat të keq një konstatim realist dhe kjo ka një emër konkret si përgjegjësi dhe mendoj se i takon PD, e cila në një betejë të paprincip brenda llojit që ka më shumë se një vit e gjysmë që zhvillohet ka dëmtuar jo vetëm veten e saj për edhe të gjithë aksionin opozitar në përgjithësi, pasi i ka ulur shumë pritshmëritë tona në arritjen e një suksesi elektoral nën mazhoritar. Por kjo nuk duhet të na demoralizojë dhe të na dekurajojë, ne kemi ende një mundësi dhe kjo mundësi është që të gjithë faktorët opozitarë, të gjithë faktorët që marrin pjesë në këtë garë të arrijmë një rezultat domethënës proporcional, i cili do të ishte një premisë pozitive për prespektivën politikë të zgjedhjve të ardhshme të 2025-ës”, tha ai.

 

Partitë poltike sillen sikur në 14 maj për zgjedhje parlamentare, njerëzit do donin të dëgjonin më shumë për programet e kandidatëve,  ide për rrugët dhe shkollat se sa për akuzat e ndërsjellta. Përse ndodh kështu në Shqipëri?

 

Advertisement

“Unë mendoj se ka dy aryse. Arsyeja e parë është që ne përgjithësisht konsumojmë shumë më tepër politikë se sa kemi nevojë, si në një fushatë elektorale permantente edhe kur nuk ka zgjedhje. Në këtë kuptim politizimi është i pritshëm. Arsyeja e dyte është strategjike, ka të bëjë me qasjen që aktorët kryesorë politikë në skenën tonë i adresohen njëri-tjetrit. Duke qenë të lodhur dhe të super konsumuar nga keqqeverisjet e tyre ndër vite, ata kanë zgjedhur si të vetmen armë për të mbijetuar duke demonizuar kundërshtarin, pra duke treguar të keqen më të madhe dhe kjo është një strategji politike. Në kohën që në duam të dëgjojmë plane rregulluese, prespektivë lokale e si do të zhvillohen qytetet tona dhe mbi të gjitha duam të shikojmë dhe aktorë të rinjë që do të marrin në drejtim qytetet në 4 vitet e ardhshme, ne nuk shikojmë asnjërën prej tyre. Nuk ka as debat mbi zhvillimin e qytetetve, nuk ka as perspektivë mbi të ardhmen e tyre, as projekte zhvilluese dhe mbi të gjitha nuk ka as aktorë”, theksoi Patozi.

 

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka konsideruar në mënyrë metaforike Berishën si zjarrvënës në Shqipëri, ju bën përshtypje kjo ndërhyrje e SHBA?

 

Advertisement

“Nuk më bën përshtypje është në vrazhdën e një objektivi që tashmë SHBA e kanë caktuar. Sali Berisha për ta është “non-grata” dhe ata nuk dëshirojnë që ai të ketë të ardhme në krye të PD apo ndonjë force tjetër”, u përgjigj Patozi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy