Zhduket makina ku u vra biznesmeni Ruzhdi Hoxha/ Vëllai i autorit: Covid më ka dëmtuar kujtesën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zhduket makina ku u vra biznesmeni Ruzhdi Hoxha/ Vëllai i autorit: Covid më ka dëmtuar kujtesën

Mister mbetet se ku është fshehur automjeti tip ‘Passat’, makinë e përdorur nga Fredi Rrushi në vrasjen e shokut të tij, biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

 

Ky mjet, sipas burimeve, nuk është në pronësi të Fredi Rushit, por ky i fundit kishte një akt-noterial përdorimi gjatë dy viteve të fundit. Policia ka marrë në pyetje pronarin e mjetit, i cili ka treguar se pikërisht makinën tip Passat përdorej nga Rrushi gjatë viteve të fundit.

 

Advertisement

Për grupin hetimor, është e rëndësishmje gjetja e mjetit, pasi dyshohet se pikërisht brenda makinës është vrarë me dy plumba 43-vjeçari.

 

Në momentin kur Fredi Rrushi është paraqitur në Komisariatin nr 5 për të dëshmuar për humbjen e shokut të tij, ai ka shkuar bashkë me një shok tjetër sëbashku me mjetin Passat, por menjëherë më pas shoku i autorit të dyshuar ka marrë makinën duke ia dhënë Pajtim Rrushit.

 

Advertisement

Në  deklaratën e tij Pajtim Rrushi nuk ka pranuar asgjë dhe nuk ka treguar se ku e ka fshehur mjetin duke thënë se ka mungesë kujtese si pasojë e COVID-it.

 

Ishte makina tip Passat pikërisht mjeti që ndihmoi në zbardhjen e vrasjes. Duke ndjekur itenerarin e mjetit, është bërë e mundur gjetja e trupit. Dyshohet se Ruzhdi Rrushi është vrarë brenda në mjet dhe më pas është hedhur në humnerë, ku trupi i tij është mbuluar me gurë dhe dhe një ditë më vonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy