
Në ditën e 5, zjarri në majën e malit të Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq vijon ende të jetë aktiv.
Në terren ndodhen mjetet zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Pustecit e Pogradecit, punojësit e këtyre shërbimeve, punojësit e shërbimit pyjor si dhe banorë të zonës të cilët prej orës 05:00 kanë nisur përsëri ndërhyrjen në vatrat e zjarrit për t’i izoluar ato.
Situata vijon ende të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor e për shkak edhe të largësisë e furnizimit të mjeteve me ujë
Nga dita e djeshme janë bashkuar dhe forcat e armatosura për të ardhur në ndihmë shërbimeve zjarrfikëse./vizionplus.tv
Advertisement