ZPS-ja gjatë tetorit nuk do të paraqesë dosjen paraprake të ish krerëve të UÇK-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZPS-ja gjatë tetorit nuk do të paraqesë dosjen paraprake të ish krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka bërë të ditur përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou se gjatë tetorit nuk është në gjendje të paraqes dosjen paraprake në rastin ndaj ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Po ashtu, ZPS ka thënë se dosjen paraprake do të ishin në gjendje ta paraqesin më 17 dhjetor të vitit 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“ZPS kërkon që, nëse gjykatësi i procedurës paraprake ka parasysh që të caktojë afatin për paraqitjen e dosjes paraprake më 17 dhjetor 2021, që afati i fundit për dorëzimin e tabelës së Rregullës 109 (c) të caktohet për 28 janar 2021”.

“Ose, nëse afati për paraqitje të datës paraprake caktohet për ndonjë datë tjetër, ZPS kërkon një minimum prej 30 ditësh nga ajo datë për paraqitjen e tabelës së Rregullës 109 (c)”, thuhet në këtë parashtresë.

Advertisement

Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së Gjykatës Speicale midis marsit të vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Advertisement

Po ashtu, të enjten e 14 tetorit, është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i njohur me nofkën komandant Cali.(Albanianpost.com)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy