Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Torontos ka pohuar se kujtesa e fortë është një aset i mbivlerësuar, teksa harresa është atribut i inteligjentëve, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.
“Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe, në vend të kësaj, përqëndrohen në gjërat që i ndihmojnë në marrjen e vendimeve decizive në botën reale”, u shpreh profesor Blake Richland, një nga botuesit e studimit.
Ai thotë se ky aspekt i harresës është ndoshta një përfitim për njerëzit, përpara se të jetë pengesë.
Studimi pretendon se harrimi i detajeve herë pas here është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të kujtesës, duke punuar pikërisht siç është menduar. /Lajmi.net/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";