22- mijë tifozë në “Air Albania”, Braçe sulmon Armando Dukën: Kujtoni dramën e Bergamos, president i papërgjegjshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria dhe Polonia luajnë nesër në 20:45 në “Air Albania”. FSHF ka bërë me dije se me një leje speciale, për këtë duel janë shitur të gjitha biletat, me stadiumin e kryeqytetit që do ketë 22 mijë mbështetës kuqezi në tribuna.

Në lidhje me këtë fakt, ka reaguar edhe Erion Braçe. Deputeti i PS ka sulmuar kreun e FSHF-së teksa kujton se Shqipëria ka vetëm 40 përqind mbulesë vaksinale, duke harruar se është Qeveria shqiptare që ka dhënë lejen e posaçme për stadiumin plot në kohë Covid-i.

Braçe shkon më tej duke hequr paralele me sfidën Atalanta – Valencia në Champions, aty ku shumë tifozë u infektuan me covid-19 më shumë se një vit më parë, duke e kthyer Bergamon në një vatër infeksioni. Më tej edhe disa shembuj nga ish-zëvendëskryeministri.

Postimi i plotë:

Advertisement

STADIUMI PLOT?

ME 40% MBULESE VAKSINALE?ME KETE NUMER INFEKTIMESH DITORE VECANERISHT NE TIRANE?

ME KETE NUMER VDEKJESH?

Per me teper kur ne po shfyjne celjen e universiteteve jave per jave pikerisht per te arritur mbrojtjen vaksinale e shmangur vatra infeksioni?!Shikoni, e kuptoj qe deshira eshte shume e madhe, nevoja, pasioni gjithashtu;

Advertisement

Por kujtoni dramen e BERGAMOS pas asaj ndeshjeje ne San Siro!

Nuk demton perkundrazi e kthen nje ambjent te sigurt nje norme prej 40-50% te vendeve ne stadium, ne distance e me maska!

E di, i kam degjuar boll ato fjalite “klubet plote”, “shkollat hapur”, “autobuset po plot”, “koncertet e kastes”, “premierat e Xhejmsit” etj etj:

Por shihini tabelat me te dhenat e Italise, Spanjes, Gjermanise;

Advertisement

NJE VAKSINE DUHEJ, DUHET PER TE QENE TE LIRE!Dhe shihini stadiumet e tyre si funksionojne!

Pa VAKSINE dhe te PAPERGJEGJSHEM, vec ky ne foto mund te katandise!VAKSINA ESHTE LIRI!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy