3 penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në “Elbasan Arena”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3 penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në “Elbasan Arena”

Dinamo dhe Egantia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan 3 penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egantia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të.

Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqëve për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy