Afrimi i zgjedhjeve në FSHF, Duka tani shfaqet edhe si ekspert licencimesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afrimi i zgjedhjeve në FSHF, Duka tani shfaqet edhe si ekspert licencimesh

Afron fushata zgjedhorë në FSHF dhe siç ndodh rëndom në raste të tilla, nuk mungojnë çuditë në institucionin e futbollit. Më e fundit është procesi rutinë i licencimit të klubeve për edicionin e ardhshëm, ku në terren këtë herë, si ekspert licencimesh ka zbritur vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Një proces i cili në vitet e kaluara është mbajtur jashtëzakonisht i fshehtë, ashtu si emrat e skuadrave që licencoheshin për Europën e atyre që nuk u garantohej një gjë e tillë, tani është pasqyruar gjerësisht nga FSHF me presidentin Duka si figurë qendrore në këtë proces.

“Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me përfaqësuesit e Departamentit të Licencimit kanë zhvilluar edhe takimet e para me drejtuesit e klubeve të Teutës dhe Vllaznisë, ku është diskutuar në lidhje me kriteret që duhen përmbushur dhe problematikat me të cilat duhet punuar për të përmbushur të gjitha kushtet.

Gjithashtu, takimet e Presidentit Duka dhe drejtuesve të Departamentit të Licencimit kanë vijuar më pas edhe me drejtuesit e klubeve të Skënderbeut dhe të Kukësit, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të ketë takime me të gjithë përfaqësuesit e klubeve që synojnë të pajisen me licencë”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së, duke kthyer ato që më parë ishin mbledhje rutinë, në aktivitete të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe ku nuk mund të mungonte kreu aktual i FSHF-së e padyshim që nevojitej edhe ekspertiza e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy