Aguero mund t’i bashkohet Tottenhamit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sergio Aguero ka gjasa të mëdha që sezonin tjetër të jetë pjesë e skuadrës tjetër nga Premier League, Tottenhamit, ka njoftuar të mërkurën “The Telegraph”.

Bëhet e ditur se Aguero është shumë i interesuar të transferohet te Tottenhami pasi tashmë ka biseduar me drejtuesit e klubit nga Londra dhe trajnerin Jose Mourinho.

Aguero 33-vjeçar te Tottenhami mund të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me skuadrën e Manchester Cityt.

Aguero te Tottenhami po shihet si përforcim i madh për repartin e sulmit. Aguero do të largohet nga City pas një dekade kurse këtë edicion ka shënuar tri gola në 15 ndeshje. Megjithatë, krahas Tottenhamit interesim për shërbimet e argjentinasit kanë shprehur edhe Chelsea, Paris Saint-Germaini, Juventusi, Interi e Barcelona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy