Ancelotti beson se Jamesi do të qëndrojë gjatë tek Evertoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trajneri Carlo Ancelotti është i bindur se mesfushori James Rodriguez do të qëndrojë gjatë te skuadra e Evertonit pasi është i lumtur.

James para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Evertonit nga Real Madridi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Ancelotti ka shtuar se James së shpejti pritet të shfrytëzojë rinovimin automatik të kontratës edhe për një vit tjetër.

“Jamesi është i lumtur këtu dhe për këtë arsye do të qëndrojë më gjatë të Evertoni. Nuk është puna ime që të rinovoj kontratat e lojtarëve, por mendoj se ai së shpejti do të konfirmojë qëndrimin e tij të paktën deri në vitin 2023”, ka thënë Ancelotti.

Advertisement

Mesfushori 29-vjeçar këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë shtatë asistime në 15 ndeshje për Evertonin në të gjitha garat.

James në Evropë ka bërë karrierë edhe te Bayern Munichu, Monaco e Porto.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy