Armando Brojës i mjaftojnë pak minuta edhe në Premier League, jep “spektakël” por është i pafat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armando Brojës i mjaftojnë pak minuta edhe në Premier League, jep “spektakël” por është i pafat

Armando Broja po shndërrohet në faktor edhe në Premier League. Sulmuesi 20-vjeçar i Kombëtares pas performancave me gola me fanellën kuqezi, “ngrohi” stolin për 74 minuta edhe me Southamptonin, por ashtu si me Shqipërinë, tregoi klasin e tij edhe kundër West Ham.

Shqiptari ishte shumë i pafat teksa në vetëm pak minuta arrit të siguronte dy raste të pastra për të shënuar dhe një performance të komentuar nga mediat britanike si elektrizuese.

Broja fillimisht ishte protagonist i një aksioni të shpejtë ku tregoi gjithë shpejtësinë dhe forcën e tij, por që nuk u shfrytëzua nga shokët, kurse më pas vendosi të kryej një aksion personal duke goditur shtyllën me një goditje jashtë zonës së rreptësisë.

Në minutat e fundit shtesë, ai mund të ishte shndërruar gjithsesi në hero, por goditja e tij me kokë teksa kishte hipur “në qiell” u ndalua në linjë nga një mbrojtës. Ndeshja përfundoi në barazim, 0-0.

Advertisement

Sipas të gjithë komentuesve, djaloshi i ka dërguar tashmë një mesazh të qartë trajnerit të tij, fanella e titullarit duhet të jetë e tija.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy