Atalanta kërkon dhjetë milionë euro për Gomezin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori Papu Gomez është i lirë të largohet nga skuadra e Atalantas në afatin kalimtar të janarit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Atalanta tashmë ka caktuar çmimin për lirimin e Gomezit. Te ekipi italian janë të gatshëm ta lirojnë Gomezin për dhjetë milionë euro dëmshpërblim për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gian Piero Gasperini, me të cilin ka prishur raportet.

Gomez ka kontratë me Atalantan deri në verën e vitit 2022, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh. 32-vjeçari, këtë sezon ka kontribuar me pesë gola e katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat. Interesim për shërbimet e Gomezit kanë shprehur Interi, Milani e PSG-ja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy