Bakayoko mund të kthehet në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori francez Tiemoue Bakayoko pritet që edicionin e ri të luaj në kampionatin e Francës.

Mediumet e huaja kanë raportuar të premten se interesim për shërbimet e Bakayokos kanë treguar Paris Saint-Germaini dhe Lyoni.

Bakayoko do të largohet në verë nga Napoli pasi ekipi nga Serie A nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së kartonit të tij. Kështu që, ai do të kthehet te Chelsea por ekipi londinez tashmë ka vendosur që ta nxjerrë në shitje Bakayokon për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Bakayoko ka kontratë me Chelsean deri vitin tjetër kurse për transferimin e tij, PSG-ja e Lyoni janë të gatshëm të ofrojnë rreth 25 milionë euro.

Advertisement

Këtë edicion, Bakayoko ka një gol e dy asistime në 26 ndeshje për Napolin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy