Ball më i riu në histori të NBA-së që arrin dyshifror të trefishtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LaMelo Ball është bërë lojtari më i ri në histori të NBA-së që ka realizuar dyshifror të trefishtë, ndërsa Charlotte Hornets ka triumfuar ndaj Atlanta Hawksit me rezultatin 113:105.

Ball i realizoi 22 pikë, 12 kërcime e 11 asistime. Me 19 vjet e 140 ditë, ai e ka thyer rekordin e Markelle Futzit, që kishte arritur dyshifrorin e trefishtë të parë me 19 vjet e 317 ditë.

Ball po ashtu është vetëm fillestari i pestë në histori të NBA-së që ka realizuar dyshifror të trefishtë.

“Një fillestar 19-vjeçar nuk duket kështu. Është e rrallë të shohësh një 19-vjeçar në këtë nivel”, ka thënë kryetrajneri i Charlottes, James Barrego, raporton agjencia AP.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy