Barcelona arrin në finale të Kupës së Spanjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Barcelona ka arritur të përmbysë disavantazhin prej dy golave ndaj Sevillas dhe të sigurojë kalimin në finale të Kupës së Spanjës.

Barcelona ishte 2:0 në disavantazh pas ndeshjes së parë, mirëpo sonte triumfoi 3:0 pas shtesave duke arritur në finale.

Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+4’) dhe Martin Braithwaite (95’) shënuan golat për Barcelonën në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou.

Barcelona në finale më 17 prill do të përballet me fituesin e duelit mes Athletic Bilbaos e Levantes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy